Malcom do të largohet nga Bordeaux, gjashtë skuadra të mëdha e duan brazilianin

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 16:50 | Nga

Sulmuesi i talentuar brazilian, Malcom pritet të largohet në verë nga skuadra franceze Bordeaux.

Paraqitjet jashtëzakonisht të mira në Ligue 1, kanë bërë klubet e mëdha të mendojnë transferimin e tij.

Lideri aktual i Ligue 1, Paris Saint Germain po tenton transferimin e tij pasi Malcom ka pëlqimin edhe të brazilianit Neymar.

Por sulmuesi anësor po kërkohet edhe në Angli nga tri skuadrat e mëdha londineze si Arsenal, Chelsea dhe Tottenham.

Roma është skuadra italiane që gjithashtu po e dëshiron lojtarin pasi i përshtatet stilit të Giallorosëve.

Por favoriti kryesor për transferimin e talentit të Ligue 1 mbetet gjiganti gjerman Bayern Munich.

Bordeaux ka bërë të ditur se do ta lë të lirë lojtarin vetëm nëse vije një ofertë nga mbi 55 milionë euro.

21-vjeçari këtë edicion ka arritur të shënoj nëntë gola dhe të asistoj në shtatë të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme