Maldini: I kam kërkuar falje Maradonës

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Paolo Maldini ka treguar se ai “ishte ndjerë i turpëruar dhe i ka kërkuar falje” Diego Maradonës pasi që kishte parë disa klipe bashkë me të. “Gjithmonë vonohesha më ta në fushë”

Disa nga garat më të ashpra për Skudeto në histori të Serie A në mes të Napolit të Maradonës dhe Milanit të Madh në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990.

“Maldini e kishte mbuluar El Pibe de Oro disa herë dhe ka pranuar se ishte një detyrë e pamundur.

“Ju nuk mund ta mbulonit atë”, tha Maldini për Telefoot në Francë para ndeshjes se Lille-Milan në Europa Ligë.

“Isha afër tij në Hollin e të Famshmeve në Serie A dhe ata treguan disa nga xhirimet tona së bashku. Gjithmonë e kam konsideruar veten një mbrojtës shumë të fortë, por me duhet të pranojë që në këto video kisha bërë disa ndërhyrje shumë të ashpra në të, por kjo për shkak se gjithmonë ai ndalej me mua dhe rrinin bashkë pas ndeshjes”.

“Ai ishte shumë i shpejt dhe u godit shumë në këmbë gjatë gjithë karrierës, gjatë çdo ndeshje. U ndjeva i turpëruar pas klipit dhe i kërkova falje”.

“Unë aty e kuptova dhe kujtova se si ai me shpejtësi të madhe kontrollonte topin dhe i ndryshonte kahje. Ishte i jashtëzakonshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme