Maldini pajtohet të vazhdojë me Milanin

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Paolo Maldini ka rënë dakord të bëhet drejtori i ri teknik i Milanit.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” njofton se Maldini ka pranuar ofertën e Milanit të cilët i kanë propozuar të zëvendësojë Leonardon e larguar.

Ndihmësit e tij në staf do të jenë Angelo Carbone shefi skaut Geoffrey Moncada.

Gjithashtu gazeta përfundon se Marco Giampaolo do të zëvendësojë Gennaro Gattuso pasi ka ‘karakteristikat e kërkuara’ për të trajnuar “Rossonerët”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme