Maldini po e merr veten, krenohet me mjekët italianë

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini po e merr veten pasi u diagnostifikua me Coronavirus ditë më parë.

Drejtori teknik i klubit të famshëm italian të futbollit është deklaruar për herë të parë, pasi u prek nga pandemia që ka goditur rëndë Italinë.
Maldini është deklaruar përmes Instagramit, ndërsa ka falënderuar tifozët për mesazhet e shumta përkrahëse.

Pos Paolo Maldinit pozitiv në testet për koronavirus doli edhe djali i tij, Danieli, që luan për të rinjtë e Milanit.

“Dua të falënderojë të gjithë njerëzit që kanë shfaqur dashurinë e tyre dhe brengat e tyre për mua dhe për djalin tim. Ne jemi mirë, duhet të jemi në gjendje të largojmë këtë virus brenda një jave. Faleminderit për mbështetjen që asnjëherë nuk mungon. Dua po ashtu të falënderojë mjekët, teknikët mjekësor, punëtorët e shëndetësisë, mbrojtjen civile dhe organet e sigurisë që po përballen me këtë emergjencë me profesionalizëm të madh. Na keni bërë të ndjehemi krenarë që jemi italianë”, ka thënë Maldini.

Edhe klubi i madh anglez i futbollit, Chelsea, ka njoftuar të hënën mbrëma që lojtari i kësaj skuadre, Callum Hudson-Odoi po ndjehet mirë dhe po e merr veten pasi doli pozitiv në testimin për koronavirus. Futbollisti po ashtu ka nisur ushtrimet në shtëpi për të mbajtur formën.

Të ngjashme