Mali i Zi – Kosovë, caktohen gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Daniele Orsato do të jetë gjyqtari kryesor që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e Grupit A të vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian “Euro 2020” që zhvillohet mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Më 7 qershor në stadiumin e qytetit në Podgoricë, Mali i Zi do ta pres Përfaqësuesen e Kosovës. Dhe, tashmë janë caktuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.


UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Italia, Daniele Orsaton si gjyqtarin kryesor dhe ndihmësit e tij janë Lorenzo Manganelli si dhe Giorgio Peretti.

Kujtojmë që vetëm pas tre ditësh(më 10 qershor), Kosova do të luaj ndaj Bullgarisë. Të dyja ndeshjet janë të vlefshme për kualifikime në “Euro 2020”.

Të ngjashme