“Mallkimi” i Lojërave Olimpike çdo 40 vjet

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 08:21 | Nga Ekonomia Online

Tokyo 2020 pritet të jetë viktima e radhës e mallkimit që çdo 40 vjet e presin Lojërat Olimpike, siç ka ndodhur në vitin 1940 për shkak të Luftës së Dytë Botërore dhe Lojërave Olimpike në Moskë në vitin 1980 që u prek nga bojkoti i Luftës së Ftohtë.

Zëvendëskryeministri i Japonisë, Taro Aso, i ka paralajmëruar njerëzit se është 100% fakt se ngjarja është prekur nga mallkimi.

Pavarësisht faktit se Qeveria japoneze me ngulmim insiston se Lojërat Olimpike këtë vit do të vazhdojnë sipas planit, me ose pa shikues, ose të shtyhen për një apo dy vjet për shkak të krizës së koronavirusit.

Shanset për ndërprerjen e Olimpiadave janë të njohura për vendin që ishte i detyruar t’i ndalë Lojërat në vitin 1940, për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Aso, i cili është edhe Ministër i Financave në Japoni, beson se “Tokyo 2020” është goditur nga mallkimi që ka nisur në vitin 1940 dhe u godit sërish katër dekada më vonë me bojkotin e Lojërave të Moskës në vitin 1980.

“Është një problem që ndodh çdo 40 vjet. Janë Lojëra të mallkuara – dhe është një fakt”, thotë ai.

 Lojërat Olimpike “Tokyo 1940”

Tre vjet para se të nisë Lufta e Dytë Botërore në vitin 1939, Olimpiada është mbajtur në Berlin, ku partia Naziste ishte ngjitur në pushtet.

Lojërat ishin afër që të bojkotoheshin. për shkak se shtetet perëndimore si SHBA-ja, ishin në dyshim për ta përkrahur një ngjarje të Olimpiadës që si nikoqir kishte regjimin nazist.

Megjithatë, 49 shtete morën pjesë, më shumë se në çdo garë tjetër të Olimpiadave, dhe Adolf Hitleri e shfrytëzoi avantazhin e madh propagandues që iu paraqit.

Gjermania e vërtetoi se ishte ngritur nga hiri i Luftës së Parë Botërore dhe me sukses mbajti Lojërat, derisa lejoi gjithashtu që nazistët të lulëzonin – diçka që do të kishte jehonë shumë larg botës së sportit.

Japonia e fitoi të drejtën për t’i sjellë Lojërat në Azi për herë të parë ndonjëherë dhe t’i tregojë botës se janë rikuperuar nga tërmeti shkatërrues 17 vjet më parë.

Por, tensionet e Luftës së Dytë Botërore u përhapën gjithandej globit dhe konflikti me Kinën çoi në trazira në vend për paratë që do të përdoreshin për qëllime ushtarake – duke i lënë prapa përgatitjet e Lojërave Olimpike në Japoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme