Malta – Kosova: Starton ndeshja

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Maltës në futboll.

‘Dardanët’ luajnë këtë miqësore pas fitores 4-1 ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje po zhvillohet në ‘Worthersee Stadion’ të Klagenfurt në Austri.

Në portë te Kosova do të jetë Visar Bekaj, kurse para tij janë Aliti, Fazliji, Rrahmani dhe Vojvoda.

Në mesfushë është treshja Kryeziu, Idrizi dhe Shala, kurse në sulm Zeneli, Lirim Kastrati dhe Rashica që do të luajë në qendër.

Kosova është përballur në të kaluarën me këtë skuadër, dy herë në Ligën e Kombeve, ku në sfidën e fundit në udhëtim triumfoi 5-0.

Pas këtij takimi, Kosova me lojtarët e ftuar nga lista e dytë do të udhëtojë në Antalya, ku do të luajë dy ndeshjet miqësore me Guinenë dhe Gambinë, më 8 respektivisht 11 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme