Malta, Kosovën e sheh mundësi për të dalë nga inferioriteti

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Në presion të madh janë vënë lojtarët dhe drejtuesit e përfaqësueses së Maltës pas disfatës që e pësuan nga Ishujt Faroe, me shifrat 3:1, në hapje të fushatës në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Ndonëse përfaqësuese inferiore, Malta e kërkon rastin e vet në Ligën D të Ligës së Kombeve, garën e re të UEFA-s, Konfederatës Evropiane të Futbollit.

Turpëruese ishte vlerësuar disfata e Maltës nga Ishujt Faroe, më 7 shtator. Dhe reagimi i pritur erdhi. Më 10 shtator Malta në Ta-Qali barazoi 1:1 me Azerbajxhanin.

Tani Maltën e pret një udhëtim tjetër i vështirë. Më 11 tetor, javën tjetër, luan në Prishtinë ndaj Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme