Man City arrin marrëveshje me mesfushorin brazilian

LVIV, UKRAINE - FEBRUARY 17: during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between FC Shakhtar Donetsk and FC Bayern Muenchen at the Donbass Arena on February 17, 2015 in Lviv, Ukraine. (Photo by Alexander Hassenstein/Bongarts/Getty Images)
Prishtinë | 09 Shk 2018 | 17:03 | Nga

Frederico Rodrigues de Paula Santos, i njohur si Fred, do ta veshë fanellën e klubit nga “Etihad Stadium” sezonin e ardhshëm.

Sipas burime të Goal, Manchester City dhe Shakhtar Donetskkanë arritur marrëveshje për 24 vjeçarin brazilian, Fred, i cili do t’i kushtojë ekipit të Pep Guardiolas 50 milionë euro (44.5 milionë funte), transmeton Gazeta Express.

Ish mesfushori i Arsenalit, Gilberto Silva, është një ndër përfaqësuesit e 24 vjeçarit dhe ai që e ka ndihmuar brazilianin t’i bashkohet Man Cityt, që pritet vetëm zyrtarizmi nga dyja klubet.

Një burim i afërt i ka thënë Goal-it se lojtari është i ngazëllyer me interesimin e klubit anglez dhe se gjithçka do të finalizohet shumë shpejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme