Man City – Arsenal: Xhaka e Mustafi titullarë në rikthimin e Premierligës

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Manchester City e pret Arsenalin në ndeshjen e parë për të dyja në Premierligës, pas rifillimit të sezonit pas një pushimi të detyruar mbi tremujor shkaku i pandemisë koronavirus, me synim për t’ia shtyrë festën Liverpoolit.

Takimi mes Manchester City dhe Arsenalit do të luhet në Etihad duke filluar në orën 21:15, pa praninë e tifozëv.

Një humbje e skuadrës së Pep Guardiolës sonte, nënkupton se Liverpooli do të shpallet kampion i Premierligës në fundjavë nëse fiton ndaj Evertonit.

Ndërkohë, Arsenali është i vetëdijshëm se çfarëdo rezultati përveç fitores në këtë ndeshje, do të thotë hap i madh prapa në luftë për kualifikim në Evropë sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Mikel Artetës renditet në vendin e nëntë me 40 pikë, tetë më pak se vendi i katërt, Chelsea dhe pesë më pak se vendi i pestë, Manchester United.

Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë titullar në këtë takim. 

Të ngjashme