Man City avancon në garën për nënshkrimin e Joao Felix

Prishtinë | 16 Qer 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Manchester City duket se ka gjetur mënyrën se si ta transferojnë yllin portugez, Joao Felix.

Felix ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Benficas, duke tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat gjigante të Evropës.

Oferta e Man City për ta lënë lojtarin si të huazuar për një vit tek Benfica, pritet t’i ndihmojë shumë ata në këtë garë.

‘DailyMail’ raporton se Manchester City kanë marrë kryesimin në garën për shërbimet e Joao Felix, transmeton lajmi.net.

Felix kërkohet edhe nga skuadrat si Manchester United dhe Atletico Madrid, por dëshira e City për  ta lënë atë në huazim u jep atyre epërsi.

Guardiola nuk e sheh të nevojshme që të ketë përforcime të menjëhershme për sulmin, dhe do të pajtohej ta linte në huazim të riun.

Felix ka klauzolë prej 120 milionë eurove në kontratën e tij me skuadrën portugeze.

Të ngjashme