Man City dhe Liverpooli sot synojnë finale e madhe

Prishtinë | 16 Pri 2022 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Futbolli anglez sot ofron një tjetër ndeshje të madhe. Edhe pse jo në Premierligë, sfida ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit sot është shumë e rëndësishme.

Dy gjigantët anglezë ndeshen ndërmjet vete në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup.

Vetëm një javë më parë City e Liverpool luajtën baras 2:2 duke dhuruar spektakël në fushë, gjë e cila pritet të ndodhë edhe këtë herë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës nga ora 16:30.

Kujtojmë se edhe faza gjysmëfinale e Kupës FA zhvillohet me vetëm një ndeshje, me fituesin që kalon pastaj në finalen e madhe.

Fituesi nga ndeshja Manchester City – Liverpool në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja Chelsea – Crystal Palace, që zhvillohet nesër.

Të ngjashme