Man City e do Haalandin në vend të Agueros

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

“Citizens” e shohin sulmuesin norvegjez si zëvendësues ideal dhe afatgjatë të Sergio Agueros

Manchester City po mendon qysh tash për pasardhësin e Sergio Agueros.

Sulmuesi argjentinas po shkon drejt viteve të fundit të karrierës.

Andaj, “Citizens” duket se e kanë gjetur pasuesin e tij në “Etihad Stadium”.

Sipas mediumit spanjoll “Marca”, trajneri Pep Guardiola e ka veçuar Erling Haalandin si zëvendësues ideal dhe afatgjatë të Agueros, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi norvegjez po luan me sukses në Borussia Dortmund, por nuk përjashtohet mundësia që të shitet gjatë verës që vjen për një ofertë të majme.

Në të kaluarën, interesim për Haalandin kishte shfaqur edhe Real Madridi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme