Man City i kërkon 100 milionë euro për Bernardo Silvan

Prishtinë | 15 Gus 2022 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Manchester City është i gatshëm të negociojë me klube për shitjen eventuale të Bernardo Silvas.

Por, kampioni aktual anglez nuk është i gatshëm ta bëjë këtë nën shumën e caktuar dhe të kënaqshme.

“Citizens” e vlerësojnë kartonin e futbollistit portugez 100 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.

Për momentin, lideri i Premierligës nuk ka marrë ende ofertë për mesfushorin kualitativ.

Por, flitet se Barcelona është klubi i vetëm që synon ta transferojë në “Camp Nou” 28 vjeçarin.

Sidoqoftë, gjiganti katalunas fillimisht duhet ta shesë Frenkie de Jongun, i cili mund të përfundojë në Chelsea për 80 milionë euro, njoftojnë mediat angleze.

E më pas, t’i shtojë 10-20 milionë euro për ta bërë të vetin Silvan, i cili pëlqehet tej mase nga trajneri Xavi Hernandez.

Bernardo Silva ka qenë lojtar mjaft i rëndësishëm i Cityt në sukseset e viteve të fundit.

Edhe vetë lojtari është i interesuar për të ndërruar mjedis dhe për t’iu bashkuar ekipit “Blaugrana”, pasi stili i lojës së tij i përshtatet mjaft mirë atij të ekipit spanjoll. 

Të ngjashme