Man City kërkon yllin e Juves që mund t’i kushtojë 120 milionë euro

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Manchester City po mendon transferimin e yllit të Juventusit, Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas, që ka pasur një sezon të mirë te Juventus pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, ka qenë i lidhe me një kalim te Real Madrid në Spanjë.

Gara për të nënshkruar me Dybalan është vështirësuar tani për Real Madridin, me Manchester Cityn që po kërkon shërbimet e 25 vjeçarit.

Kampionët e Premierligës kanë dërguar drejtues të skuadrës për të përcjellë nga afër paraqitjet e Dybala në muajin e fundit.

Sipas Tuttosport, Ferran Soriano ka ndjekur nga afër ndeshjen e 27 janarit mes Juventusit dhe Lazios, përcjell ‘lajmi.net’.

Raportohet se largimi i Dybala nga Torino mund t’i kushtojë Manchester Cityt deri në 120 milionë euro, edhe pse drejtori Fabio Paratici në paraqitjen e fundit ka thënë se sulmuesi do të mbetet te skuadra kampione e Serie A.

Të ngjashme