Man City luan për fitore ndaj Leicesterit, formacionet zyrtare

Prishtinë | 21 Dhj 2019 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Manchester City dhe Leicester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Dhelprave në takimin e vlefshëm për javën e 18-të që zhvillohet në Etihad nga ora 18:30.

Ekipi i Pep Guardiolas vjen nga një fitore e madhe në udhëtim te Arsenali dhe synon ta vazhdojë formën e lartë për t’i mbetur afër Liverpoolit.

Në anën tjetër, ekipi i Brandan Rodgers gjithashtu është në formë të mirë dhe synon rezultat pozitiv për të mbetur në pozitën e dytë, transmeton telegrafi.

Trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man CityEderson, Walker, Fernandinho (C), Otamendi, Mendy, Gundogan, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Sterling, G Jesus.

Leicester CitySchmeichel; Pereira, Evans, Söyüncü, Chilwell; Ndidi; Pérez, Tielemans, Maddison, Barnes; Vardy

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme