Man City me humbje të mëdha parash në rast largimi nga Liga e Kampionëve

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Largimi potencial i Manchester Cityt për një vit nga Liga e Kampionëve mund t’i kushtojë klubit anglez me një shumë të madhe parash.

Të hënën u raportua nga New York Times se një panel hetues është gati t’i sugjerojë UEFA-s se shkeljet e supozuara të Cityt mbi rregullat financiare justifikojnë një ndalim njëvjeçar nga Liga e Kampionëve.

Hetimi ka të bëjë me pretendimet se klubin anglez po e mashtron trupin drejtues të futbollit evropian mbi koston e disa marrëveshjeve të sponsorizimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme