Man City mposht në udhëtim Stoke Cityn

Prishtinë | 20 Gus 2016 | 15:36 | Nga

Manchester City ka shënuar fitore të merituar në udhëtim te Stoke City me rezultat 4:1.

Me rezultatin 2:0 në të mirë të Manchester Cityt përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar fraksioni i dytë, vendasit arritën të shënojnë golin e parë nëpërmjet Bojan Krkic nga penalltia.

Golin e tretë dhe të katërt për Cityn i shënoi sulmuesi spanjoll Nolito pas asistimit të sulmuesit Iheanacho të tretin dhe të katërtin në minutën e fundit të ndeshjes pas asistimit nga Sterling.

Kësisoj pas dy ndeshjeve në Ligën Premier, City ndodhet në krye së bashku me rivalin lokal Manchester United me nga gjashtë pikë, ndërsa Stoke City pas dy ndeshjeve ka një pikë.

Duhet theksuar se në këtë takim për vendasit nuk u paraqit Xherdan Shaqiri për shkak të lëndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme