Man City-Real Madrid, formacionet e mundshme

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Manchester City dhe Real Madridi do të luajnë në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Etihad”, me fillim nga ora 21:00.

Pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë në mes dy skuadrave që janë në formë për sa i përket ballafaqimeve në ligat e tyre përkatëse.

Rreth ndeshjes është deklaruar edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili ka thënë do të tentojnë të japin më të mirën ndaj Real Madridit.

“Nuk është e nevojshme të thuhet se sa i mirë është Real Madridi. Nëse duhet të konkurrojmë me historinë e tyre, ne nuk kemi asnjë shans. Historia është aty, ne nuk mund ta ndryshojmë atë, por është 11 kundër 11 me një top në lëvizje”, shtoi ai.

“Ne do të përpiqemi të jemi vetvetja, të luajmë mirë. Ne duhet të luajmë dy ndeshje të jashtëzakonshme për të arritur në finale”.

Megjithatë, City do të jetë pa Joao Cancelon, i cili është i suspenduar.

Derisa Real Madridi ka një sërë shqetësimesh me dëmtimet, pasi David Alaba është në dyshim pas daljes me një problem në kofshë kundër Osasunas, ndërsa Casemiro dhe Ferland Mendy janë gjithashtu në dyshim. Pritet që Alaba dhe Casemiro t’i nënshtrohen një testi në Etihad për të përcaktuar nëse janë mjaftueshëm të aftë për të luajtur.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson; Kyle Walker, Aymeric Laporte, Ruben Dias, Oleksandr Zinchenko; Bernardo Silva, Rodri, Kevin De Bruyne; Riyad Mahrez, Phil Foden, Raheem Sterling.

Real Madrid: Thibaut Courtois; Dani Carvajal, Eder Militao, Nacho Fernandez, Marcelo; Toni Kroos, Eduardo Camavinga, Luka Modric; Fede Valverde, Karim Benzema, Vinicius Junior.

Të ngjashme