Man. City rinis negociatat me Gundoganin

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Krerët e Manchester Cityt janë të gatshëm të rihapin bisedimet për të vazhduar kontratën me mesfushorin Ilkay Gundogan, raporton “ESPN” të premten.

Gundogan ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2020 dhe siç qëndron situata aktualisht, ai verën e ardhshme do të jetë i lirë.

Mirëpo, zyrtarët e Cityt shpresojnë të vazhdojnë kontratën me reprezentuesin e Gjermanisë. Gundogan 28-vjeçar ka dhënë kontribut të madh te City stinorin e kaluar, ndërsa skuadra fitoi Premier Leaguen, Kupën FA dhe Kupën e Ligës së Anglisë, transmeton Koha Ditore.

Ai luajti 50 ndeshje, ndërsa shënoi gjashtë gola dhe dha tetë asistime. Mësohet se Gundogan është i interesuar të qëndrojë te Manchester City, ndërsa trajneri i Cityt, Pep Guardiola e ka përshkruar më herët mesfushorin si një lojtar shumë të rëndësishëm.

Të ngjashme