Man City rivalizon Unitedin dhe Realin për Lewandowskin

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Robert Lewandowskit mund të jetë larg Bayern Munichut.

Për shërbimet e sulmuesit polak, kanë shfaqur interesim klubet e mëdha evropiane.

Pas Manchester Unitedit dhe Real Madrdit, në garë për Lewandowskit ka hyrë seriozisht edhe Manchester City.

City është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe 33-vjeçari është në listën e klubit anglez.

Raportohet se polaku do të kërkojë sfidë të re në verë. Ai ka kontratë me Bayernin deri në fund të qershorit të vitit 2023. Vlerësohet rreth 50 milionë euro.

Të ngjashme