Man City thyen rekordin e të ardhurave

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Manchester City ka njoftuar një rekord të klubit prej 535.2 milionë funteve dhe një fitim prej 10.1 milion funteve si pjesë e raportit vjetor të tyre 2018/19.

Shifrat paraqesin vitin e 11-të radhazi të rritjes dhe të pestin vit radhazi të fitimit nën pronësinë e sheikut Mansour bin Zayed. City gjithashtu zbuloi një raport pagë/të ardhurash prej 59%.

Kampionët e Premierligës javën e kaluar patën apelin e tyre kundër hetimit të UEFA-s për pretendimet për shkelje të Fair Play Financiar (FFP) të hedhura nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS), me rezultatet e hetimit që do të vazhdojnë, transmeton lajmi.net.

Shifrat e përmirësuara të Cityt vijnë pas një viti tjetër të suksesit sportiv në fushë, si për ekipet e meshkujve ashtu edhe për ekipet e femrave.

Pavarësisht se të dyja palët nuk arritën të ndikojnë në skenën evropiane, City fituan Premierligën, FA Cup dhe Carabao Cup, plus Superkupën e Anglisë në fillimin e sezonit nën Pep Guardiola.

Të ngjashme