Man Cityt i lejohet zhvillimi i duelit me Liverpoolin në Etihad

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Manchester City ka marrë leje për ta zhvilluar ndeshjen e Premierligës kundër Liverpoolit – të enjten, më 2 korrik – në stadiumin Etihad.

Ndeshja mes dy top klubeve të ligës elitare të futbollit në Angli raportohej se mund të zhvillohet në ndonjë stadium neutral për shkak të frikës se tifozët mund të grumbullohen jashtë stadiumit, transmeton Gazeta Express.

Por, grupi këshillor i sigurisë i Këshillit të Qytetit në Mançester të Anglisë (SAG) vendosi që Manchester Cityt t’i jepet e drejta për ta zhvilluar këtë ndeshje në Etihad.

Në këtë ndeshje Liverpooli mund ta fitojë titullin e kampionit të Anglisë për herë të parë në 30 vjet. Kjo do të ishte hera e parë që Liverpooli do ta fitonte trofeun e Premierligës në histori të klubit, pasi që liga elitare e futbollit në Angli ishte ende First Division kur Të Kuqtë u shpallën për herë të fundit kampionë.

Por nëse Manchester City dështon të fitojë sonte kundër Chelseat, atëherë të kuqtë do ta fitojnë titullin do të kurorëzohen kampion të Anglisë edhe zyrtarisht qysh sonte.

E nëse City e mund Chelsean, atëherë takimi kokë me kokë mes Liverpoolit dhe City në Etihad më 2 korrik do të mundë të jetë vendimtar.  Në këtë rast, skuadrës së Kloppit do t’i mjaftonte barazimi për ta fituar titullin midis Etihad. 

Të ngjashme