Man United: De Gea është më i miri në botë

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Lojtarët dhe tifozët e Manchester United “po çmenden” nga paraqitja e mbrëmshme e David de Gea.

Portieri spanjoll bëri disa pritje spektakolare për t’i siguruar fitoren minimale skuadrës së tij.

Tani, nga shokët e skuadrës ai po konsiderohet si portieri më i mirë në botë.

Është reprezentuesi anglez Ashley Young që së fundmi i ka dhënë këtë epitet reprezentuesit spanjoll.

“Mendoj se ajo është arsyeja pse ai është më i miri në botë. Për mua, ai është më i miri në botë” ka thënë Young duke iu referuar paraqitjes së De Gea ndaj Tottenham, transmeton lajmi.net.

“Ai dukshëm na shpëtoi në disa raste” ka thënë ndër të tjerash anësori i United.

Lëvdata për portierin pati edhe nga Nemanja Matic e Anderr Herrera të cilët e konsideruan si të jashtëzakonshëm portierin spanjoll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme