Man United do t’ia vazhdojë huazimin Ighalos

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

“Djajtë e Kuq” janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit, i cili është i huazuar nga Shanghai Shenhua

Manchester United është i gatshëm t’ia vazhdojë huazimin Odion Ighalos.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Evening Standard”, përcjell “Gazeta Express”.

30 vjeçari do të duhej të rikthehet në Shanghai Shenhua në fund të majit, kur edhe i përfundon huazimi në “Old Trafford”.

Mirëpo, “Djajtë e Kuq” mbeten të vendosur për ta mbajtur sulmuesin së paku deri në përfundim të këtij edicioni, nëse ai rinis pas krizës së koronavirusit.

United ndërkohë e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të futbollistit për 18 milionë euro.

Ighalo bëri paraqitje mbresëlënëse në fillim të eksperiencës së tij në “Teatrin e Ëndrrave”. 

Të ngjashme