Man United interesohet për Jan Oblak

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

David De Gea është në fund të kontratës së tij, e cila skadon në qershorin e vitit 2023 dhe duke mos e bindur vërtet Erik ten Hag, Manchester United është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm dhe për këtë ata kanë një prioritet.

Në të vërtetë, Djajtë e Kuq duan të sigurojnë shërbimet e Jan Oblak, transmeton Gazeta Express. 

Me kontratë deri në vitin 2023 me Atlético de Madrid, portieri slloven 29-vjeçar është konsideruar për shumë sezone si një nga portierët më të mirë në botë. 

Për të arritur shërbimet e tij, Manchester United do të ishte i gatshëm t’i ofronte atij një pagë prej 18 milionë euro në sezon, pothuajse dyfishi i pagës së tij aktuale. 

Të ngjashme