Man. United, klubi më i shtrenjtë i planetit

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 14:57 | Nga

Manchester United nuk ka rivalë, Reali i Madridit dhe Barcelona munden thjesht ta ndjekin në garën për të ardhurat. “Djajtë e Kuq” janë klubi më i shtrenjtë i planetit dhe i treti në rang klubesh në planet.

Dallas Cowboys në NFL që vlerësohet 3.25 miliardë Pound mban vendin e parë si klubi më i shtrenjtë sportiv në të gjithë rruzullin tokësor. Shkalla e dytë e podiumit shkon për skuadrën e bejsbollit New York Yankees me 2.86 miliardë, ndërsa Manchester United mban pozicionin e tretë me një diferencë shumë të vogël pasi klubi anglez vlerësohet 2.85 miliardë pound. Në fakt, Manchester United ka pësuar një rritje të konsiderueshme, plot 11 % gjatë vitit të fundit.

Ndërkohë, Liverpool dhe Houston Rockets janë në rënie të lirë pasi nuk figurojnë më mes 10 klubeve të para të këtij klasifikimi ku figurojnë vetëm 10 klube futbolli pasi Barcelona mban vendin e 4 me 2.81 miliardë, ndërsa Reali i Madridit mban vendin e pestë me 2.77 miliardë. Pavarësisht sukseseve në Champions League, “Los Blancos” nuk kanë arritur ta ruajnë pozicionin e tretë që mbanin në vitin 2015.

Në total vetëm 7 klube futbolli figurojnë në klasifikimin e 50 klubeve më të shtrenjta të sportit botëror ku figurojnë edhe Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Bayern Munchen. Përsa i përket basketbollit, ekipi më i shtrenjtë në planet është New York Knicks me 2.5 miliardë. Vlera e skuadrës nga MOlla e Madhe nuk ka rënë përgjat dekadave të fundit edhe pse ata nuk kanë mundur të sigurojnë ende një titull.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme