Man. United, Mourinho i rihap derën Ibrahimovic

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 13:49 | Nga

Blerja e Romelu Lukakut për 85 milionë euro nuk do të thotë domosdoshmërisht që Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Manchester United. Trajneri Jose Mourinho analizoi situatën aktuale të skuadrës, por mbi të gjitha të repartit sulmues dhe la derën e hapur për Ibrahimovic, pasi sipas tij “Djajtë e Kuq” do të vazhdojnë të mbështeten te suedezi.

“Dera është e hapur. E ardhmja e Zlatan nuk është ende e sigurt, pasi gjithçka varet prej tij. Këtu te United presim përgjigjen e Ibrahimovic, nëse do të dëshirojë të vazhdojë në “Old Trafford”, do të jemi të lumtur ta kemi në skuadër. Do të jetë e vështirë ta shohim në fushë përpara muajit Dhjetor, por siç e kam thënë jemi të gatshëm ta presim një futbollist që ka dhënë shumë për këtë fanellë.”

Mourinho foli edhe për prapaskenat e transferimit të Lukakut dhe arsyet që e bindën sulmuesin të hiqte dorë nga interesimi i Chelsea-t dhe të transferohej në Manchester.

“Arsyeja përse ishte aq e vështirë që ta blinim ishin paraqitjet e tij në Premier League. Ai luan prej vitesh në Angli dhe është mësuar me këtë stil loje, duke shënuar edhe shumë gola. Erdhi në një klub të madh në momentin e duhur. Kualifikimi ynë në Champions ishte arsyeja kryesore që e bindi ti bashkohet United, ndërsa ne kishim nevojë për një sulmues që luan në zonë. Personalisht e kam telefonuar vetëm një herë, duke i thënë se këtu do të luante titullar.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme