Man United shpenzoi 733 milionë euro që kur u largua Fergusoni

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 17:53 | Nga

733 milionë euro, kaq ka shpenzuar Manchester United që nga viti 2013 – kur u largua Sir Alex Ferguson.

Manchester Unitedi ka vazhduar me shpenzime marramendëse në merkato edhe këtë verë.

Pas Victor Lindelöf, që u transferua për 35 milionë euro, “Djajtë e Kuq” kanë siguruar edhe shërbimet e Romelu Lukaku, i cili u kushtoi 85 milionë euro.

Që nga viti 2013, kur Sir Alex Ferguson u largua nga klubi – United ka shpenzuar shifra marramendëse në merkato, 733 milionë euro, duke blerë 21 lojtarë.

Pas Man United renditen Manchester City me 721 milionë euro, Chelsea 491 milionë euro, Juventus me 481 milionë dhe PSG 462 milionë, përcjell Gazeta Express.

1. 2013-2014: Mata (45 milionë euro) dhe Fellaini (32)

2. 2014-2015: Di María (75 milionë euro), Shaw (37,5), Ander Herrera (36), Rojo (20), Blind (17,5), Falcao (me kredit), Milinkovic-Savic (1,75)

3. 2015-2016: Martial (60 milionë euro), Schneiderlin (35), Depay (34), Darmian (18), Schweinsteiger (9), Romero (lojtar i lirë)

4. 2016-2017: Pogba (105 milionë euro – rekord botëror), Mkhitaryan (42), Bailly (38), Ibrahimovic (lojtar i lirë)

5. 2017-2018: Lukaku (85 milionë euro) dhe Lindelöf (35).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme