Man Unitedi e do Oblakun nëse De Gea largohet

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 08:53 | Nga

United është duke e monitoruar Oblakun dhe e sheh si zëvendësues ideal të De Geas.

Manchester United është i gatshëm ta lë David de Gean të shkojë në Real Madrid vetëm nëse klubi arrin të sigurojë shërbimet e portierit të Atletico Madridit, Diario Gol, transmeton Gazeta Express.

De Gea dëshiron të transferohet në Madrid dhe shpreson të bëjë paraqitje të mira në Kupën e Botës që gjiganti spanjoll të takohet me Unitedin për çmimin e kërkuar nga “Djajtë e Kuq”.

Raportohet se edhe Liverpooli po e monitoron De Gean, nëse nuk arrihet marrëveshja me Alissonin e Romës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme