Man Unitedi është gati të rivalizojë Realin për Icardin

Prishtinë | 04 Shk 2018 | 09:53 | Nga

Manchester Unitedi është gati të luftojë me Real Madridin për të siguruar shërbimet e yllit të Interit, Mauro Icardi, për sezonin e ardhshëm, raportojnë mediat në Argjentinë.

Ka pasur thashetheme të shumta për interesimin e Real Madridit në Mauriton, pasi e shohin atë si zëvendësim ideal për francezin Karim Benzema.

Megjithatë, gazeta argjentinase Ole shton se Jose Mourinho dhe Manchester Unitedi kanë vënë sytë në qendërsulmuesin e Interit.

Rekordi i argjentinasit në Serie A është gjithashtu i mrekullueshëm, duke gjetur golin në 99 raste me 26 asistime në 178 ndeshje.

Deri më tani këtë sezon, Icardi ka shënuar 18 gola në vetëm 22 paraqitje në Serie A dhe po tregon formë konstante.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme