Man Unitedi thotë se Interi s’ia pagoi bonusin për Lukakun

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi ka kërkuar që Interi t’ia japë Lautaro Martinezin apo Milan Skriniarin si kompensim gjoja për një bonus që zikaltrit nuk ia kanë paguar në marrëveshjen për Romelu Lukakun, sipas mediave italiane.

Lukaku iu bashkua Interit për 74 milionë euro nga Manchester Unitedi në verën e vitit 2019, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës italiane Il Corriere dello Sport, Interi nuk ia pagoi një bonus prej 5 milionë eurove Unitedit në marrëveshjen për transferimin e sulmuesit belg në Giuseppe Meazza.

E përditshmja italiane raporton se ujdia mes dy palëve kishte një klauzolë të caktuar që theksonte se Interi do të ishte borxhli i një shume të madhe parash, nëse dështon të paguajë një bonus.

Për këtë arsye, Manchester Unitedi i ka kërkuar Interit t’ia japë Martinezin apo Skriniarin si kompensim për shumën e papaguar.

Interi kishte telashe edhe ta paguante Real Madridin për blerjen e Achraf Hakimit, por palët ranë dakord që ta shtyjnë për 30 mars pjesën e parë të pagesës prej 10 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme