Man. Utd – Chelsea, derbi i trajnerëve të hasmuar

Prishtinë | 24 Shk 2018 | 12:24 | Nga

Lufta e fjalëve e Jose Mourinhos me Antonio Conten, do ta bëjë edhe më të nxehtë ndeshjen në “Old Trafford” ndërmjet Manchester Unitedit dhe Chelseat.

Lufta verbale mes dy trajnerëve ka filluar prej momentit që Chelsea i Contes “shkatërroi” Manchesterin 4:0 në ndeshjen e parë të edicionit 2016/17.

Si Conte ashtu edhe Mourinho kanë fituar tituj kampioni në Premier League me Chelsean. Dueli Manchester United – Chelsea, zhvillohet të dielën (15:05) dhe i takon xhiros së 28-të në Premier League. Manchesteri aktualisht zë vendin e dytë në tabelë me 56 pikë, tri më shumë se Chelsea që renditet e katërta, transmeton Koha Ditore.

Mourinho më herët kishte thënë se Conte është trajner që vazhdimisht ankohet dhe se me lëvizjet e tij gjatë ndeshjeve po ngjan me palaçon. Italiani ia kishte kthyer Mourinhos, duke i thënë se vetëm “njerëzit e vegjël” flasin prapa shpinës.

Conte nuk është fokusuar te fjalosja e tij me Mourinhon, por ka folur për ndeshjen. Ai shpreson që edhe kundër Chelseat, Mourinho të mos inkuadrojë prej fillimit francezin Paul Pogba.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme