Man Utd e pret dënim i rëndë nga UEFA

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka marrë një lajm edhe më të hidhur pas humbjes nga PSG në Ligën e Kampionëve.

Manchester United u mposht mbrëmë nga PSG-ja në përballjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve me rezultat, 0:2.

Por, kjo nuk është e vetmja situatë e keqe, pasi ‘Djajtë e Kuq’ do të dënohen edhe për sjelljen e tifozëve të tyre ndaj lojtarëve të skuadrës franceze.

Tifozët e Manchester United e fyen Angel Di Marian, duke e gjuajtur atë edhe me shishe të birrës.

UEFA ka hapur procedurë të rregullt, ku pritet ta gjobitë Manchester Unitedin për sjelljen e tifozëve të tyre.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme