Man Utd fillon bisedimet me Tottenhamin për Alderweireldin

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 08:50 | Nga

Manchester United ka filluar bisedimet me Tottenham Hotspur për mbrojtësin belg Toby Alderwireld, raportojnë mediat angleze.

Djajtë e Kuq e kanë përfunduar sezonin 2017/18 pa asnjë trofe të fituar dhe kjo nuk iu ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit.

Kështu, drejtuesit së bashku me trajnerin Jose Mourinho duan të përforcojnë skuadrën e tyre gjatë verës, për të qenë konkurrues në të gjitha garat.

Reparti i mbrojtjes është thembra e Akilit tek skuadra nga Old Trafford dhe këtu mendohet se do të investohet më së shumti.

 

Sipas mediumit anglez Metro, Unitedi tashmë ka filluar bisedimet me Tottenhamin për një lëvizje të mundshme të qendërmbrojtësin Alderweireld.

Megjithatë, transferimi i belgut nuk do të jetë i lehtës pasi 29-vjeçari nuk do të mund të transferohej në Old Trafford me një çmim të ulët

Kryetari i Spursave, Daniel Levy, besohet se kërkon plot 75 milionë funte apo 86 milionë euro për ta lënë të lirë reprezentuesin e Belgjikës.

Alderweireld, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2020, ende nuk është pajtuar për një marrëveshje të re me Spurs, duke e lënë klubin e Londrës të hapur ndaj ofertave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme