Man Utd gjen zëvendësuesin e De Gea-s

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Situata mes David De Gea dhe Manchester United duket se nuk është duke u përmirësuar.

Së fundmi raportohet se skuadra angleze ka gjetur edhe zëvendësuesin potencial të portierit spanjoll.

Sipas “Mirror”, Manchester United ka identifikuar Jordan Pickford si objektivin kryesorë, për të zëvendësuar David De Gean, transmeton lajmi.net.

Kontrata e spanjollit me “djajtë e kuq” nuk mbaron deri në vitin 2020, megjithatë bisedimet për rinovim kanë ngecur.

Kësisoj, United ka shënjestruar reprezentuesin e kombëtares së Anglisë, si zëvendësues potencial të spanjollit.

Mbetet të shihet nëse skuadra do të kryej ndonjë lëvizje në afatin kalimtar të janarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme