Man Utd gjen zëvendësuesin e De Geas

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Manchester United thuhet se ka gjetur një zëvendësues të David de Gean, nëse spanjolli vendos të largohet nga ‘Old Trafford’ këtë verë.

Portieri ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid në të kaluarën, ndërsa tani flitet se po kërkohet nga Paris Saint Germian.

Në rast largimit të tij, është portieri i Lille, Mike Maignan, që do të transferohet te Manchester United.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i njohur i futbollit, Duncan Castles.

Mike Maignan është 23 vjeçar, dhe është votuar si portieri më i mirë në Ligue 1 në sezonin që sapo ka përfunduar.

Të ngjashme