Man Utd i tregon Romës çmimin e Smalling

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Manchester United i ka caktuar çmimin mbrojtësit anglez, Chris Smalling.

Smalling po luan këtë edicion si i huazuar tek skuadra e Romës dhe është duke kaluar në një form mjaft të mirë.

Anglezi ka bindur me paraqitjet e tij dhe tashmë thuhet se drejtuesit e klubit italian kanë filluar punimet për të siguruar kartonin e tij.

‘Sky Sport’ raporton se Manchester United po kërkojnë nga Roma të paguhen 15 milionë euro, nëse duan kartonin e lojtarit.

Kjo shumë duhet të paguhet në dy pjesë. Fillimisht kërkohen 12 milionë euro, pastaj duhet shtuar edhe 3 milionë bonuse.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje që do të zgjas qëndrimin e Smalling në kryeqytetin e Italisë.

Të ngjashme