Man Utd identifikon zëvendësuesin e Solskjaer

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Manchester United duket se ka identifikuar njeriun që do të zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaer.

Gareth Southgate është emri që prinë në listën e kandidatëve për të marrë detyrë te Manchester United, bën të ditur ‘Dailymail’, transmeton lajmi.net.

Presioni po rritet mbi Solskjaer, si pasojë e jokonsistencës së skuadrës këtë sezon, dhe tashmë kanë filluar të përmenden emra për stolin.

Një nga trajnerët tjerë që është përmendur si zëvendësues potencial i norvegjezit është edhe ai i Mauricio Pochettino.

Gjithsesi, United janë të vendosur që të presin deri në fund të Euro 2020, për t’i dhënë detyrën selektorit të ‘Tre Luanëve’, Gareth Southgate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme