Man Utd – Man City, formacionet zyrtare të derbit të javës në Premierë Ligë

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të rivalit të urryer lokal, Cityt, në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të, e cila zhvillohet në Old Trafford nga ora 17:50.

Ekipi i Ole Guunar Solskjaer është në formë të mirë me dy fitore dhe dy barazime nga katër ndeshjet e fundit dhe pret rezultat pozitiv edhe nga ky derbi.

View image on Twitter

Në anën tjetër, ekipi i Pep Guardiolas ka tri fitore dhe një humbje nga katër takimet e fundit dhe gjithashtu ka udhëtuar për rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

View image on Twitter

Man Utd: De Gea; Lindelof, Maguire, Shaw; Wan-Bissaka, Matic, Fred, Fernandes, Williams; James, Martial;

Man City: Ederson; Cancelo, Otamendi, Fernandinho (C), Zinchenko; Rodrigo, Gundogan, Foden; Bernardo, Sterling, Aguero;

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme