Man Utd – Martial, ndodh ajo që pak kush e kishte pritur

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 10:35 | Nga

Anthony Martial ka ofertë për vazhdimin e kontratës në Manchester United.

Man Utd kanë filluar bisedimet me Anthony Martial rreth kontratës së re në Old Trafford.

“Sky Sports News” raporton se “Red Devils” kanë ofruar marrëveshje të re, për sulmuesin i cili erdhi në klub në vitin 2015.

22 vjeçari u bë tinejxheri më i shtrenjtë në histori të futbollit pas ardhjes në Man Utd për 58 milionë funte, përcjell “lajmi.net”.

Dështimi për të zënë vend në formacionin e Jose Mourinhos kishte zgjuar spekulime për të ardhmen e tij.

Por, drejtuesit e klubit dëshirojnë ta mbajnë Martialin në Old Trafford.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme