Man Utd me kontratë “speciale” për De Gea

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka menduar diçka speciale për ta mbajtur De Gean në ‘Old Trafford’.

Portieri spanjoll është tash e sa kohë në bisedime me skuadrën e Man United, për nënshkrimin e një kontrate të re.

Sipas raportimeve të medieve britanike, spanjolli pritet të fitojë më shumë se Paul Pogba me kontratën e tij të re, por kjo nuk është krejt çka United ka ofruar.

Skuadra ka bërë një pakt interesant, duke i siguruar lojtarit se nuk do të ketë ulje në pagë, nëse skuadra nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

‘The Times’ raporton se De Geas i është ofruar një kontratë katër vjeçare, me 13.5 milionë euro fitime.

Lojtarët e United kanë një ulje në pagë prej 25% kur nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve. Kjo gjë nuk do të ndodh me De Gea.

Të ngjashme