Man Utd me transferim të qëlluar nga Borussia Dortmund

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Manchester United është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për të nënshkruar me talentin e Borussia Dortmund, Christian Pulisic.

Talenti amerikan me prejardhje kroate, vazhdon të jetë synim i disa skuadrave evropiane.
Liverpool dhe Chelsea kanë shfaqur interesim për yllin e Borussia Dortmund.

Gazeta gjermane ‘Sport Bild’ shkruan se kësaj gare së fundi i është bashkuar edhe Manchester United, përcjell ‘lajmi.net’.

20 vjeçari që në vitin 2016 u bë lojtari më i ri i huaj që shënon gol në Bundesligë, vlerësohet rreth 80 milionë euro.

Pulisic në 76 paraqitje për Dortmund ka shënuar 10 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme