Man Utd shënjestron Navasin si zëvendësues të De Geas

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi dhe David de Gea mund t’i ndajnë rrugët në verë. Portieri spanjoll ka refuzuar nënshkrimin e kontratës së re, pasi kërkon 450 mijë euro pagë në javë.

Djajtë e kuq e kanë refuzuar kërkesën e tij, gjersa janë të gatshëm t’i paguajnë atij vetëm 350 mijë euro.

Sunday Express raporton se Djajtë e Kuq janë duke menduar ta transferojnë Keylor Navasin si zëvendësues të De Geas.

Real Madridi është duke e kërkuar transferimin e spanjollit, pasi Zinedine Zidane nuk është i kënaqur me formën e Thibaut Courtois.

Skuadra angleze do të bëjë ofertën e parë në drejtim te Los Blancos, që besohet të jetë rreth 35 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme