Man Utd transferon portierin e ri për 120 milionë euro

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka identifikuar një portier të ri.

Manchester United nuk është duke arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me David de Gean.

Andaj, “ESPN” raporton se portieri spanjoll mund të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell lajmi.net.

Kurse, “Red Devils” tashmë kanë identifikuar zëvendësuesin e De Geas.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 120 milionë euro për transferimin e portierit të Atletico Madridit, Jan Oblak.

Të ngjashme