Manaj përjetoi befasi të pakëndshme – hajnat i hyjnë në shtëpi

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, ka qenë në qendër të mediave sportive për paraqitjen e tij në ndeshjen e Barcelona B në udhëtim te AE Prat (2-2).

Në sfidën e vlefshme për skuadrat që bëjnë gara në ‘Segunda B: Grupi III – Grupi A’, ai i shënoi të dy golat për ekipin e dytë të katalunasve.

Dhe derisa tifozët e Barcelonës filluan të shkruan në rrjetet sociale se Ronald Koeman duhet ta shqyrtojë opsionin për ta marrë Manajn në ekipin e parë, atij i kishte ndodhur diçka e pakëndshme.

Kur u kthye në shtëpi, sulmuesi i kombëtares shqiptare u përball me një befasi të padashur, pasi i kishin hyrë hajnat dhe kishin grabitur gjësende të vlefshme.

Pas qarkullimit të lajmit në media, Rey ka reaguar në Instagram duke e konfirmuar grabitjen, ndërsa ka thënë se “gjërat më të rëndësishme në jetë nuk janë sende”.

“Lumturia nuk ndodhet brenda një kasaforte, por kur mbyllet dera e shtëpisë dhe çdo gjë që të mbush zemrën ndodhet aty; familja ime”.

“Ajo është pasuria më e madhe për mua, sepse sendet më të rëndësishme në jetë, nuk janë sende…”, ka shkruar Manaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme