Manchester City apo Barcelona? Pjanic flet për të ardhmen

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 11:56 | Nga

Është verë shumë e nxehtë për Miralem Pjanic, që mbetet objekt i dëshirës së shumë klubeve europiane, por në fund mund të vendosë të rinovojë kontratën e tij dhe të mbetet te Juventusi, ndoshta me rritje të madhe.

Boshnjaku, i intervistuar nga “Sky Sports” në një ngjarje të “Adidas”, që u zhvillua në New York, ka thënë: “Unë jam shumë mirë këtu. Te Juventusi jam i qetë, në dy sezonet e fundit jam rritur shumë. Jam i lumtur me atë që kam bërë. Jam në një grup të mirë dhe kam një marrëdhënie të mirë me trajnerin tim”.

Natyrisht, Pjanic ndihet mirë edhe për shifrat e mëdha që përfliten rreth emrit të tij: “Kjo do të thotë që jam duke bërë mirë, por ju duhet të pyesni klubin. Unë luaj futboll për të përmirësuar veten time, nuk kam asgjë për të thënë. Edhe pse kam lexuar shumë gjëra, mendoj vetëm për të punuar shumë. Pjesa tjetër nuk varet nga unë”.

Së fundi, mesfushori i Juventusit ka vendosur objektivin e bardhezinjve për sezonin e ardhshëm dhe pranon: “Liga e Kampionëve për ne nuk është më një ëndërr, por një qëllim i vërtetë. Tashmë kemi gjithçka që duhet për ta fituar këtë trofe. Ekziston vetëdija për të arritur deri në fund dhe duam të japim gjithçka për të triumfuar në Champions”.

Sipas zërave të javëve të fundit, Chelsea, Manchester City dhe Barcelona së shpejti mund të paraqesin një ofertë për Pjanic. Oferta që, megjithatë, nuk kanë ardhur ende, sepse Juventusi i ka vendosur çmim boshnjakut, së paku 80 milionë euro. Shifrat të denja për lojtarët më të mirë.

Të ngjashme