Manchester City e shet Bersant Celinën

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 22:10 | Nga

Bersant Celina ka nënshkruar me Swansea City për 4 milionë euro, pasi nuk ka qenë pjesë e planeve të teknikut Pep Guardiola.

Skuadra nga Etihad Stadium ka realizuar edhe një blerje, atë të mbrojtësit holandez të talentuar Philippe Sandler, nga PEC Zëolle.

21-vjeçari është produkt i akademisë të Ajax, ndërsa pritet që të përdoret si zëvendësues për Vincent Kompany, John Stones, Nicolas Otamendi dhe Aymeric Laporte.

Manchester City po ashtu e ka huazuar për një edicion gardianin 19-vjeçar Aro Muric, i cili ka nënshkruar me skuadrën nga Eredivisie, NAC Breda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme