Manchester City fiton bindshëm ndaj Newcastle United

Prishtinë | 19 Dhj 2021 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Manchester City ka fituar 4-0 në udhëtim te Newcastle United në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Ruben Dias shënoi për 1-0 nga një asistim i Joao Cancelos.

Mbrojtësi portugez më pas arriti të futej në listën e realizatorëve, pasi në minutën e 27-të shënoi për 2-0, me Riyad Mahrez që ishte asistuesi.

Citizens vazhduan me paraqitje të mirë edhe në 45 minutat e dytë, duke realizuar edhe dy herë të tjera.

Ishte Mahrez ai që shënoi për 3-0 në minutë e 63-të, me Oleksandr Zinchenko që asistoi për algjerianin.

Raheem Sterling (86′) e vulosi fitoren e mysafirëve nga një asistim i Gabriel Jesus.

Pas javës së 18-të, Manchester City është lider me 44 pikë, ndërsa në xhiron e 19-të, do të takohet me Leicesterin.

Të ngjashme