Manchester City gati 120 milionë euro për yllin e ri të futbollit portugez

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Juventusi dhe Reali i Madridit mund të mbeten me duar në xhepa përsa i përket garës për të firmosur me talentin 19-vjeçar të Benficës Joao Felix. Për yllin e ri të futbollit portugez në skenë ka hyrë Manchester City.

Duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat, me kërkesë të trajnerit Pep Guardiola, drejtuesit e Citiziens janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të lojtarit nga Benfica që kap shifrën e 120 milionë eurove.

Mesa duket Juventusi që ishte në pole position për të firmosur me Joao Felix për faktin se ky i fundit dëshiron të luajë në të njëjtën skuadër me Cristiano Ronaldon, ka humbur terren me 19-vjeçarin që sezonin e ardhshëm mund të jetë pjesë e kampionëve në fuqi të Anglisë./Supersport.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme